E fitoi Champions League dhe Europianin, Jorginho rikthehet në Serie A!

Braziliani Jorginho, i cili gjatë fëmijërisë u zhvendos në Itali me nënën e tij, pas problemeve në familje, sot është kandidat për ta fituar Topin e Artë.

Jorginho ka luajtur për disa vite me rradhë në fushat italiane për të arritur transferimin te Napoli, e pastaj për tu afirmuar si një yll te Chelsea.

Braziliani e fitoi Ligën e Kampionëve me Blutë e Londrës dhe shumica e kuptuan se Jorginho me të vërtetë është një mesfushor fantastik.

Në kombëtaren e Italisë e cila po luan futbollin më të bukur ndonjëherë, Jorginho është aktori kryesorë.

E pikërisht falë paraqitjeve mbreslënëse, disa gjigantë synojnë transferimin e brazilianit, mirëpo interesim konkret ka shfaqur Juventus.

Mediat italiane raportojnë se Juventus po përgatit ofertën për Jorginhon edhe pse Chelsea nuk dëshiron ta shes 29-vjeçarin.

Për të ndezur edhe më tepër zërat, agjenti i brazilianit, Joao Santos ka deklaruar se është kontaktuar nga Juventus, duke shtuar se Jorginho e ndjen Italinë si vendlindje.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here