Goditje surprizë: Dele Alli transferohet te gjiganti italian

Dele Alli te gjiganti italian.

Mesfushori i Tottenham, Dele Alli pritet të largohet nga Spurs gjatë kësaj vere pasiqë nuk bën pjesë në planet e drejtuesve për sezonin e ardhshëm.

Dele Alli ka luajtur vetëm 1300 minuta sezonin e fundit me Tottenham duke realizuar 3 gola dhe 5 asistime.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Dele Alli ka përfunduar në shënjestrën e Milanit.

Rosonerët e shohin anglezin si një zëvendësues ideal për Calhanoglun i cili u largua nga klubi.

Milan synon huazimin e Dele Alli me opsion blerjeje, ndërsa Tottenham nuk ia ka mbyllur derën këtij operacioni dhe Calcio Mercato shkruan se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here