Shkëlqeu në Europian: Di Lorenzo bën transferimin e karrierës

Giovanni Di Lorenzo pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Italia mbrëm u shpall kampion Europe pasi mposhti Anglinë pas serisë së penalltive.

Njëri nga lojtarët që shkëlqeu këtë Europian me Italinë ishte edhe Giovanni Di Lorenzo.

Di Lorenzo ka shënuar një ngritje të madhe në karrierën e tij, pasiqë para katër viteve luante në Serie C,  ndërsa sot është kampion Europe me Italinë.

Portali spanjoll i njohur për transferime, Todo Fichajes, raporton se Manchester United synon transferimin e Di Lorenzos këtë verë.

Djajtë e Kuq nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Wan-Bissakas dhe do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e Di Lorenzos.

Italiani ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025, ndërsa për kartonin e tij United do të duhet të paguaj më së paku 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here