Shkëmbim spektakolar: Raheem Sterling transferohet në Serie A

Raheem Sterling transferohet në Serie A.

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling shkëlqeu me Anglinë në Europian dhe e dëshmoi edhe njëherë se bëhet fjalë për një super sulmues.

Sterling ka rënë në plan të dytë te City dhe gjatë kësaj vere pritet të largohet nga Etihad.

Portali i njohur spanjoll për transferime Don Balon, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Sterling do ta vazhdojë karrierën në Itali.

Don Balon, raporton se Juventus synon transferimin e anglezit, pasiqë Allegri e dëshiron në skuadër 26-vjeçarin.

Me qëndrimin e Ronaldos, Dybala do të duhet të largohet nga Zonja e Vjetër dhe Biankonerët do tia ofrojnë Cityt kartonin e argjentinasit.

Dybala pëlqehet nga City dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti. Përveç kartonit të Dybalas, Juventus do t’i ofrojë Cityt edhe 20 milionë euro.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here