Dumfries në Serie A, refuzon Milanin!

Denzel Dumfries është shndërruar në një temë të nxehtë në Serie A pasi tashmë Milani duket se është jashtë garës për shërbimet e tij.

Calcio Mercato ka bërë të ditur që tashmë një tjetër skuadër e madhe është në garë për mbrojtësin holandez.

Bëhet fjalë për Inter e cila është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë çështje.

PSV po kërkon 20 milionë euro për shërbimet e tij dhe duket se Neroazzurët do ti plotësojnë këtë dëshirë atyre.

Këto para pritet të grumbullohen nga shitja e disa futbollistëve këtë verë ku nuk përjashtoeht as largimi i Lautaro Martinez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here