Siç raporton ‘Il Tempo’, Pedro Rodriguez këtë verë do të largohet nga Olimpico mirëpo do të mbetet akoma në Serie A.
Një gjë e tillë i nevojitet edhe vetë Giallorossëve të cilët po kërkojnë të paktën ta huazojnë atë edhe për një vit tjetër në Itali.
Kjo për faktin që në këtë mënyrë ata do të përfitojnë ulje taksash nga dekreti i rritjes me të cilin e sollën atë në Serie A.
Skuadra e tij e ardhshme pritet që të jetë kampioni i Serie A, Interi.
Neroazzurët kanë shfaqur interesim për ta transferuar atë si sulmuesin e tyre të katërt pasi ndonjë largim i ardhshëm mund të ndodhë nga ky repart.