Urdhëri i Mourinhos, Roma transferon yllin e Manchester United!

Jose Mourinho ka kthyer vëmendjen tek ish skuadra e tij, Manchester United mirëpo kësaj rradhe në dëm të tyre.

Portugezi ka kërkuar nga Giallorossët për të transferuar një futbollist nga Old Trafford.

Calcio Mercato raporton që Roma ka shprehur interesim për transferimin e Alex Telles nga Manchester United.

28 vjeçari po shikohet nga Jose Mourinho si njeriu i duhur për të zëvëndësuar Leonardo Spinazzolan, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në tendinën e Akilit në EURO 2020 me Italinë.

Telles nuk kaloi një formë të mirë tek United sezonin e kaluar mirëpo Djajtë e Kuq janë të interesuar vetëm për huazimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here