Keylor Navas do të mbetet akoma tek PSG pavarësisht faktit të ardhjes së Gianluigi Donnarumas këtë verë, raporton ESPN.
Donnarumma do të kryejë një transferim me parametra 0 në Parc des Prince pasi javë më parë refuzoi që të rinovonte kontratën me skuadrën e Milanit.
PSG nuk ka në plan shitjen e Navas dhe madje po synon që në fillim të sezonit të jetë ai portieri i parë.