Griezmann mund të rikthehet tek Atletico!

Ylli francez mund të rikthehet tek ish skuadra e tij.

Barcelona po eksploron mundësitë që ka për shkëmbimin e mundshëm të Antoine Griezmann me mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez, raporton Telegraphi.

Francezi u largua nga Wanda Metropolitano për në Camp Nou për një shumë të madhe parash mirëpo dështoi që të tregonte potencialin e tij tek Barcelona, teksa ish skuadra e tij triumfoi në La Liga.

Tani ai mund të largohet nga Camp Nou teksa skuadra e Ronald Koeman po kërkon të mbledhë fonde për shkak të krizës ekonomike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here