Shkëmbimi i merkatos së verës, Antoine Griezmann rikthehet te Atletico, ndërsa Saul Niguez transferohet në Camp Nou.
Operacioni i cili dukej si i pamundshëm është pranë realizimit, raportojnë mediat spanjolle.
Diego Simeone dëshiron përforcime në vijën e sulmit dhe rikthimi i Griezmann do të ishte një super goditje.
Saul nga ana tjetër dëshiron largimin nga Atletico dhe është i joshur për ta vazhduar karrierën te Barcelona.
Barcelona dëshiron të balancojë buxhetin dhe largimi i Griezmann do ta lehtësonte barrën e paga, ndërsa nga ana tjetër do të fitojnë një super përforcim në mesfushë.