Gjithçka në dorë të Maldinit, arrin oferta nga PSG prej 40 milionë eurosh për yllin e Milan!

Milan është duke i kushtuar shumë vëmendje interesimit të skuadrës së Paris Saint Germain ndaj njërit nga yjet e skuadrës.

Oferta e para e parizienëve është refuzuar mirëpo kjo nuk ka bërë që ata të dorëzohen.

Bëhet fjalë për Theo Hernandez i cili është një objektiv shumë i rëndësishëm për skuadrën nga Franca.

Tuttosport tashmë ka raportuar që oferta prej 40 milionë eurove është gati, një shifër kjo që ka bërë të mendojë edhe Paolo Maldinin.

Në rast të refuzimit edhe të kësaj oferte atëherë nuk përjashtohet mundësia që francezët të shkojnë edhe më tutje për ta bërë për vete Hernandezin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here