Mesfushori i Sevillas, Bryan Gil ka përfunduar në radarët e skuadrës së Valencias, raporton COPE.
Valencia do të kërkojë transferimin e 20 vjeçarit në qoftë se Goncalo Guedes do të vendosë që të largohet javëve të ardhshme.
Gil sezonin e fundit e kaloi i huazuar tek Eibar ndërkohë që ka edhe dy vite kontratë të mbetura me Sevillan por Valencia po kërkon ta bëj atë për vete gjatë kësaj vere.