Milan refuzon ofertën prej 40 milionë eurosh për Hernandez!

Milan ka refuzuar një ofertë prej 40 milionë eurosh nga skuadra e Paris Saint Germain në drejtim të Theo Hernandez, raporton Tuttosport.

PSG po kërkon transferimin e 23 vjeçarit për të përforcuar rradhët e veta në sezonin e ri mirëpo Rossonerët nuk e kanë ndërmend që të humbasin shërbimet e tij.

Hernandez gjatë sezonit të kaluar zhvilloi 33 ndeshje  në Serie A me Milanin, duke arritur që të shënojë 5 gola dhe të asistojë 6 herë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here