Nicolo Barella i jep lamtumirën Interit, 70 milionë euro për të!

Nicolo Barella padyshim që ishte njëri ndër futbollistët kryesorë të Italisë në EURO 2020 dhe kjo ka bërë që interesimi për të të rritet akoma më shumë.

Tashmë nga Premier League ka shumë skuadra të interesuara për shërbimet e yllit të Neroazzurëve që këtë verë mund të sakrifikohet nga drejtuesit e skuadrës.

Edhe pse emri i tij për Marottan është i pashitshëm, kjo nuk bën që presidenti Zhang të mos e llogarisë opsionin për largimin e tij.

Tuttosport raporton që Chelsea, Manchester United dhe Liverpool janë gati për të ofruar 70 milionë euro për të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here