Dy futbollistë dhe para: Nahitan Nandez transferohet te gjiganti italian

Nahitan Nandez pranë transferimit më të madh në karrierën e tij!

Mesfushori i Cagliarit, Nahitan Nandez ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve italian falë paraqitjeve të mira.

Disa ditë më parë është raportuar se Inter është i interesuar për transferimin e uruguaianit.

Gazzetta dello Sport, raporton se Neroaxurët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Cagliarit dy lojtarë Cagliarit për të ulur kërkesat.

Vlera e Nandez në treg është 25 milionë euro dhe Interi do t’ia ofrojë Cagliarit dyshen Agoume-Nainggolan dhe 10 milionë euro.

Nandez do të ishte përforcim ideal për Inzaghin, pasiqë 25 vjeçari mund të luaj në qendër të mesfushës, por edhe nga krahu i djathtë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here