Një performancë e shkëlqyer në EURO 2020 për Federico Bernardeschin ka bërë që italiani tashmë të ketë opsione të tjera për të shqyrtuar.
Edhe pse dëshira e tij është që të qëndrojë tek Zonja e Vjetër, gjithçka është në dorën e trajnerit Massimiliano Allegri.
Me një kontratë që i skadon në më pak se një vit ai nuk është një futbollist që Juventus planifikon të ardhmen me të, gjë që i ka dhënë shpresë rivalëve të torinezëve.
Jose Mourinho dhe Maurizio Sarri pëlqejnë shumë anësorin dhe transferimi i tij këtë verë është shumë i mundur të ndodhë.
Me një çmim prej 15-20 milionë eurosh ai është një objektiv i arritshëm si për Lazion ashtu edhe për Romën.