Real Madrid merr vendim: Luka Jovic transferohet në Serie A!

Qysh prej transferimit tek Real Madrid, Luka Jovic nuk ka arritur të gjejë formën që kishte tek Eintracht Frankfurt dhe për këtë shkak Los Blancos kanë marrë vendimin për ta lënë atë të largohet.

Siç raporton Diariogol.com, transferimi i sulmuesit serb në Itali duket i pashmangshëm.

Bëhet fjalë për skuadrën e Milanit e cila pas transferimit të Olivier Giroud do të sjellë në San Siro edhe një emër të dytë për sulmin e saj.

Gjatë kësaj fundjave do të ketë bisedime mes dy palëve ku nuk përjashtohet arritja e një marrëveshje për 23 vjeçarin.

Ai u transferua tek Real Madrid për shifrën e 60 milionë euro por që rezultoi një dështim i vërtetë në Santiago Bernabeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here