PSG nuk ka të ndalur: Parisienët synojnë transferimin e Theos dhe Pogbas

PSG monopolizon merkaton e kësaj vere në futboll.

Klubi francez nuk ka ndërmend të ndalet dhe, sipas gazetës spanjolle “AS”, pasi mori Wijnaldum, Hakimi, Sergio Ramos dhe Donnarumma, tani është gati të hidhet në sulm për dy yje të tjerë: Theo Hernández dhe Paul Pogba.

I pari nuk do të dëshironte të largohej nga Milani, pasi zgjati kontratën e tij deri më 2025, disa muaj më parë, por lëvizja në Paris, në Ligue 1, do t’i jepte atij mundësinë për të treguar në nivelin kombëtar dhe për të fituar ftesën shumë të nevojshme nga trajneri i Francës, Didier Deschamps. Situata e Paul Pogba është e ndryshme.

Mesfushorit do t’i skadojë kontrata verën e ardhshme, por ka njoftuar se nuk do të qëndrojë te Manchester United.

Juventusi ëndërron ta kthejë përsëri në Torino, por sipas burimeve spanjolle, PSG e ka shumë seriozisht me kampionin e botës. “Oktapodi”, pra, do të kishte mundësinë të luante në vendlindjen e tij, Paris.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here