Mbrojtësi i krahut të majtë Alex Telles tash e sa kohë është një objektiv për skuadrën e Romës mirëpo Giallorossët tashmë nuk duket se janë të vetmit në garë për të.
Është pikërisht skuadra e Interit e cila ka shfaqur gatishmërinë për të transferuar një anësor të majtë.
Sky Sport raporton që emri më i ri tek Neroazzurët për këtë repart është ai i Telles.
Braziliani është shumë i pëlqyer edhe nga Roma e cila po kërkon një zëvëndësues për Spinazzolan.
Akoma nuk është marrë vesh vendimi i Manchester United, në qoftë se do të lërë atë të largohet këtë verë ose jo.