Është dakorduar me trajnerin e skuadrës, Icardi rikthehet në Serie A!

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Mauro Icardi është i vendosur për një rikthim në Serie A.

Argjentinasi duket se nuk po kalon një periudhë shumë të mirë tek skuadra franceze dhe është duke kërkuar largimin nga Parisi këtë verë.

Tashmë raportimet e mediave bëjnë të ditur që ai ka komunikuar me trajnerin e Juventusit, Massimilano Allegri dhe kanë rënë dakord për një transferim të tij tek Zonja e Vjetër këtë verë.

Tani me rikthimin e Allegrit në stol bisedimet mes palëve kanë filluar përsëri dhe pritet që javëve të ardhshme të arrihet edhe ndonjë marrëveshje.

Ekziston një klauzolë që nëse PSG e shet atë në Serie A atëherë duhet ti paguajë Interit edhe një shumë prej 15 milionë eurosh të tjera.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here