Gati shkëmbimi i rradhës: Pjanic rikthehet te Juventus, ndërsa ylli i Biankonerëve te Barcelona

Juventus dhe Barcelona kanë gati bashkëpunimin e rradhës.

Shkëmbimi Miralem Pjanic – Arthur Melo verën e kaluar bëri bujë të madhe, mirëpo motivet ishin ekonimike.

Miralem Pjanic nuk ka përmbushur pritshmëritë te Barcelona dhe këtë verë pritet të largohet nga Camp Nou.

Me rikthimin e Allegrit në stolin e Juventusit, Biankonerët kanë shfaqur interesim për transferimin e Pjanic dhe Agnelli ka gati ofertën për Barcelonën.

Gazzetta dello Sport, raporton se Juventus do tia ofrojë Barcelonës Aaron Ramsey në këmbim të Pjanic.

Barcelona preferon para për Pjanic, mirëpo Katalanasit nuk ia kanë mbyllur këtij operacioni dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here