Soualihu Meite me shumë mundësi do ti bashkohet skuadrës portugeze të Benficas, të paktën kështu raporton Record.
27 vjeçari sezonin e fundit e kaloi i huazuar tek AC Milan dhe këtë verë pritet që përfundimisht të largohet nga Torino, me skuadrën portugeze që është e gatshme të paguajë 7 milionë euro.
Edhe Milani kishte mundësinë për transferimin e tij mirëpo ai nuk bindi me formën që tregoi gjatë huazimit në San Siro.