Zyrtare: Insigne do të largohet nga Napoli këtë verë!

Lorenzo Insigne po kalon ditët e fundit tek skuadra e Napolit pasi tashmë edhe në mënyrë zyrtare ka marrë vendimin për tu larguar nga Stadiumi Diego Armando Maradona.

Kontrata e tij skadon në 30 qershor të 2022 dhe skuadra do kërkojë të përfitojë ekonomikisht nga paraqitjet e tij të mira në EURO 2020.

30 vjeçari është futbollist shumë i kërkuar ku skuadra e Interit ishte ajo që deri para disa javësh kishte shfaqur interesimin më të madh për blerjen e tij.

Napoli tashmë ka pranuar vendimin e futbollistit dhe ka filluar të dëgjojë të gjitha ofertat të cilat do të vijnë në drejtim të tij, me Interin në Pole Position për të siguruar shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here