Sulmuesi anësor portugez, Rafael Leao nuk kaloi një sezon bindës tek Milani dhe tashmë duket se ka ardhur koha për tu larguar nga San Siro.
Mirëpo ai pritet që të qëndrojë akoma në Serie A pasi interesimi për të vjen pikërisht nga rivalët e Rossonerëve.
Bëhet fjalë për skuadrën e Lazios e cila deri më tani i ka rezistuar presionit për shitjen e Luis Albertos ndërkohë që tani po kërkon portugezin për të zbutur largimin e mundshëm të tij në San Siro.
Alberto ka një vlerë prej rreth 45 milionë eurosh ndërkohë që Leao rreth 30 milionë, gjë që i ndihmon Milanit për të ulur ndjeshëm çmimin që duhet të paguajë për blerjen e tij.