Marotta paralajmëron dy blerje të reja për Interin!

Drejtori sportiv i skuadrës së Interit, Beppe Marotta realizoi një intervistë për Sky Sport Italia duke treguar edhe planet e skuadrës në këtë merkato.

Raportimet në Itali tregojnë që Neroazzurët janë duke punuar për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin.

Marotta konfimoi interesimin e skuadrës së tij për spanjollin mirëpo nuk shkoi më tutje duke lënë të gjitha opsionet të hapura.

Ndërsa konfimoi gjithashtu edhe interesimin për Alex Telles të Manchester United duke thënë që asnjë operacion i Neroazzurëve nuk është duke u zhvilluar me ngut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here