Juves i tregohet çmimi për Gabriel Jesus!

Juventusit i është bërë e ditur se çfarë shumë parash duhet që të paguajë nëse dëshiron të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Manchester City, Gabriel Jesus, raporton Calcio Mercato.

Biankonerët kanë identifikuar 24 vjeçarin si një objektiv këtë verë mirëpo City i bëri të ditur që për ta lënë atë të lirë duhet që të ofrojnë hiç më pak se 50 milionë euro.

Jesus i cili ka edhe dy vite kontratë në Etihad Stadium sezonin e kaluar në 29 ndeshje në Premier League arriti që të shënojë 9 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here