Lyon është e vendosur për të arritur një marrëveshje me skuadrën e Barcelonës për transferimin e Samuel Umtiti, raporton SPORT.
Francezët janë të gatshëm ta rikthejnë atë në formë huazimi mirëpo shpresojnë që Barcelona të jetë e gatshme për të paguar gjysmën e pagës së tij.
Akoma nuk ka një vendim zyrtar nga ana e Barcelonës e cila mund ta largojë edhe atë në mes të një krize të thellë financiare.