Marrëveshja është arritur: Milan siguron super përforcimin për sezonin e ardhshëm

Milan nuk ka të ndalur, Rosonerët sigurojnë përforcimin e rradhës.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë duke punuar për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe kanë siguruar dy përforcime.

Pas marrëveshjes me Giroud dhe Ballo-Toure, Milan thuhet se ka arritur marrëveshje me CSKA Moskën për transferimin e Nikola Vlasic.

Sezonin e kaluar Vlasic ka shënuar 12 gola dhe 6 asistime. Vlasic gjithashtu bëri paraqitje të mira me Kroacinë në Europian dhe Rosonerët janë të bindur se ai është zëvendësuesi ideeal i Calhanoglut.

Milan do ta huazojë Vlasicin me obligim blerjeje për 30 milionë euro vitin e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here