Bisedimet kanë filluar: Kurzawa transferohet te gjiganti italian

Layvin Kurzawa bën gati valixhet, gati transferimi në Serie A.

Mbrojtësi i PSG, Layvin Kurzawa është njëri nga lojtarët që do të largohet nga Parku i Princave këtë verë.

28-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Mauricio Pochettinos dhe Parisienët do ta shesin atë.

Kurzawa ishte pranë transferimit te Galatasaray, mirëpo në moment të fundit në garë është përfshirë Interi edhe francezi ka ndërruar mendje, raporton Todo Fichajes.

inter dhe PSG kanë nisur bisedimet dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti. Neroaxurët do të paguajnë 5 deri në 8 milionë euro për kartonin e Kurzawas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here