Bombë: Locatelli te gjiganti italian, nuk është Juventus

Manuel Locatelli transferohet te gjiganti italian, nuk është Juventus!

Mesfushori i Sassuolos, Manuel Locatelli është njëri nga lojtarët më të kërkuar në Itali, pas paraqitjeve mbreslënëse në Europian.

23-vjeçari është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim te Juventusi, mirëpo Biankonerët nuk kanë arritur ende marrëveshje me Sassuolon.

Corriere dello Sport, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se në garë për Locatellin është përfshirë edhe Inter.

Neroaxurët synojnë ta rrëmbejnë Locatellin para Juventusit dhe Marotta ka nisur bisedimet me Sassuolon.

Inter synon huazimin e Locatellit me obligim blerjeje vitin e ardhshëm për 40 milionë euro, ndërsa te Sassuolo janë të hapur për këtë opsion.

Edhe pse Inter është në krizë financiare, Neroaxurët pritet të arkëtojnë të ardhura gjatë sezonit të ri, të cilat do të jenë të mjaftueshme për ta blerë kartonin e Locatellit vitin e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here