Nikola Milenkovic pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.
Qendërmbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkovic është i lidhur me një kohë të gjatë për një largim nga Artemio Franchi.
Fal paraqitjeve të mira interesim për Milenkovic kanë shfaqur Milan dhe Juventus, mirëpo kërkesat e larta të Fiorentinës kanë stopuar shitjen e tij.
Mirëpo situata në klub ka ndryshuar dhe Fiorentina është e gatshme ta shesë Milenkovicin këtë verë, pasiqë kontrata aktuale i skadon vitin e ardhshëm.
Gazzetta dello Sport, raporton se Juventus ka nisur bisedimet me Fiorentinën për transferimin e Milenkovic.
Biankonerët do të paguajnë vetëm 15 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit shkruan, Gazzetta dello Sport.