Milan nuk ka të ndalur, Rosonerët sigurojnë përforcimin e rradhës.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë duke punuar për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe kanë siguruar dy përforcime.
Pas marrëveshjes me Giroud dhe Ballo-Toure, Milan thuhet se ka arritur marrëveshje me CSKA Moskën për transferimin e Nikola Vlasic.
Sezonin e kaluar Vlasic ka shënuar 12 gola dhe 6 asistime. Vlasic gjithashtu bëri paraqitje të mira me Kroacinë në Europian dhe Rosonerët janë të bindur se ai është zëvendësuesi ideeal i Calhanoglut.
Milan do ta huazojë Vlasicin me obligim blerjeje për 30 milionë euro vitin e ardhshëm.