Nuk është Ronaldo-Icardi: Juventus dhe PSG shkëmbejnë yjet e tyre

Juventus dhe PSG kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës.

Massimiliano Allegri ka filluar të punojë për skuadrën e sezonit të ri dhe ka piketuar disa përforcime për merkaton e verës.

Allegri ka kërkuar nga Agnelli përforcime në vijën e mesfushës, pasiqë kjo është pika më e dobët e Juventusit për momentin.

Ramsey dhe Arthur Melo pritet të largohen nga Zonja e Vjetër, ndërsa Allegri synon transferimin e mesfushorit të PSG, Leandro Paredes.

Calcio Mercato, raporton se Biankonerët do t’ia ofrojnë Parisienëve kartonin e Melos në këmbim të Paredes.

Paredes nuk bën pjesë në planet e Pochettinos dhe Parisienët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Juventusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here