Juventus goditje ‘prapa shpine’ Interit, transferon yllin e Neroazzurëve!

Skuadra e Juventusit është duke përgatitur një surprizë të madhe në këtë afat kalimtar veror.

Biankonerët po bëjnë gati transferimin e yllit të Neroazzurëve.

Reparti i mesfushës ishte më problematiku për Zonjën e Vjetër sezonin që lamë pas dhe pikërisht këtu po kërkohet të ndërhyhet sa më parë që të jetë e mundur.

Është emri i Marcelo Brozovic që ka hyrë në listën e dëshirave të Massimiliano Allegrit.

Kroati nuk po pëlqen situatën e tij tek Inter dhe është në kërkim të një skuadre të re ku Juventus pritet të jetë aventura e tij e rradhës.

Gazetari Matteo Caronni ka bërë të ditur që Juventus pritet që të ofrojë 25 milionë euro për 28 vjeçarin.

Kjo për faktin që Marotta vështirë se lë ndonjë futbollist të tij që të largohet me parametra 0 dhe Biankonerët janë të detyruar për të ofruar një shifër të tillë për të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here