Senzacionale, Enis Bardhi transferohet tek gjiganti i Serie A!

Mesfushori shqiptar i cili luan për kombëtaren e Maqedonisë së Veriut është një hap pranë kalimit tek njëra ndër skuadrat më të madha në Serie A.

Paraqitjet e tij sezonet e fundit kanë impresionuar të gjithë dhe tashmë hapi i madh në karierën e tij është gati të ndodhë.

Enis Bardhi i Levantes pritet që këtë verë të transferohet tek Milan.

Kjo për faktin që ai ka një kontratë që skadon në 2022 dhe spanjollët nuk dëshirojnë që ai verën e ardhshme të largohet me parametra 0.

Levante është e vetëdijshme që ai herët a vonë do të transferohet tek një skuadër e madhe europiane dhe tashmë janë pikërisht Rossonerët që kanë trokitur në derë.

Ky transferim pritet që të kapë vlerën e 15 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here