Julian Brandt pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.
Mesfushori i Borussia Dortmund, Julian Brandt është njëri nga lojtarët më të kërkuar gjerman, falë paraqitjeve të mira.
Brandt ka luajtur 45 ndeshje sezonin e kaluar, duke realizuar 4 gola dhe 2 asistime.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Brandt ka përfunduar në shënjestrën e Milanit.
Rosonerët e shohin 25-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Hakan Calhanoglut i cili u transferua te Interi.
Mesfushori gjerman përputhet me filozofinë e Rosonerëve, pasiqë është i ri në moshë, dhe pëlqehet shumë nga Maldini.
Për kartonin e tij Dortmundi kërkon 25 milionë euro, ndërsa Milan do të tentojë të transferojë Brandt për 20 milionë euro dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.
Interesim për Brandt ka shfaqur edhe Lazio, Sarri e sheh gjermanin si përforcimin ideal në rast se largohet Correa.