E bujshme: Lorenzo Insigne transferohet te gjiganti italian

Lorenzo Insigne pranë transferimit më të madh në karrierën e tij!

Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne shkëlqeu në Europian me Italinë duke u shpallur kampion dhe 30-vjeçari është i gatshëm për hapin e rradhës në karrierë.

Insignes i skadon kontrata me Napolin verën e ardhshme, mirëpo nuk e ka ndërmend ta rinovojë atë.

Portali spanjoll Todo Fichajes, raporton se Milan synon transferimin e Insignes këtë verë dhe se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Napoli kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë Insignen, ndërsa Milan pritet që së shpejti të bëj ofertën zyrtare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here