Lajm bombastik nga Spanja: Casemiro transferohet në Serie A

Carlo Ancelotti i bën asist gjigantit italian!

Mesfushori i Realit, Casemiro mund të largohet nga Santiago Bernabeu këtë verë, raportojnë mediat spanjolle.

Carlo Ancelotti planifikon që në mesfushë të luaj me David Alaban dhe ky vendim është në dëm të Casemiros, i cili do të luante më pak minuta.

Casemiros i skadon kontrata me Los Blancos, ndërsa bisedimet për rinovim kanë ngecur dhe gjasat për largimin e brazilianit nga Reali sa vijnë e shtohen.

Portali i njohur spanjoll Diario Gol, raporton se nga kjo situatë mund të përfitojë Juventusi.

Casemiro ka qenë edhe më parë i lidhur me një transferim te Juventusi dhe afrimi i tij do të ishte një super përforcim për Allegrin.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa për kartonin e 29-vjeçarit Juventus do të duhet të ofrojë më së paku 40 milionë euro.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here