Marrëveshja është arritur: Ribery largohet nga Fiorentina, por mbetet në Serie A

Franck Ribery ka skuadër të re!

Sulmesi francez, Franck Ribery ka ndërprerë kontratën me Fiorentinën, pasiqë nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e saj.

38-vjeçari nuk e ka ndërmend të pensionohet dhe është në kërkim të një skuadre të re, ndërsa sipas raportimeve të fundit ai do të mbetet në Serie A.

Mediat italiane, raportojnë se Ribery ka arritur marrëveshje me Sampdorian dhe se zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Sampdoria është në kërkim të një sulmuesi dhe kanë vendosur të besojnë te eksperienca e Ribery.

Ribery ka pasur oferta nga Monza dhe Spal, mirëpo projekti i Sampdorias e ka bindur më tepër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here