Inter ka gati goditjen e parë për merkaton e verës.
Beppe Marotta dhe Ausilio janë duke punuar për skuadrën e sezonit të ardhshëm pa marrë parasysh vështirësive financiare.
Nga skuadra është larguar Achraf Hakimi, ndërsa si përforcim ka ardhur Calhanoglu me parametra zero.
E përditshmja italiane SportMediaset, raporton se Inter ka nisur bisedimet me Eintracht Frankfurt për transferimin e Filip Kostic.
Kostic shkëlqeu sezonin e kaluar duke realizuar 4 gola dhe 17 asistime në 30 ndeshje të luajtura.
Neroaxurët janë të gatshëm tia ofrojnë Eintrachtit kartonin e Valentin Lazaros dhe 15 milionë euro.
SportMediaset, shkruan se Eintrachti pritet ta pranojë ofertën e Neroaxurëve dhe se marrëveshja do të finalizohet së shpejti.