Zyrtare: Solskjaer rinovon kontratën me United, zbulohen detajet

Ole Gunnar Solskjaer ka nënshkruar zgjatjen e kontratës me Manchester Unted deri në në vitin 2024, teksa ka edhe një opsion që mund ta mbajë në stolin e 20 herë kampionëve të Anglisë deri në vitin 2025, marrëveshja e shkuar përfundonte në 2022-in.

Klubi ka vendosur t’i japë besim trajnerit pas vendit të dytë në edicionin e fundit dhe finales së Europa Leagues edhe pse United nuk i’a doli ta fitonte trofeun.

Trajneri norvegjez mori edhe vlerësimin e zëvendës presidentit ekzkekutiv Ed Woodward i cili deklaroi se ka besim se nëndrejtimin e Solskjaer skuadra do të rritet akoma më shumë sezon pas sezoni.

Ndërkohë që edhe vetë tekniku ishte mjaft i lumtur duke e cilësuar Manchester United si shtëpinë e tij dhe shtoi se etja për sukses është mjaft e madhe.

48- vjeçari e morri drejtimin e skuadrës në dhjetor të 2018-ës pas shkarkimit të Jose Mourihnos, fillimisht u llogarit si trajner i përkohshëm, por pas disa rezultateve pozitive klub i besoi çelsat e skuadrës.

Në drejtimin e United ai ka regjistruar 71 fitore në 132 ndeshje, sigurisht lidhja e Solskjaer me klubin është e hershme pasi si futbollist ai e mbjati veshura fanellën e kuqe për 11 vite duke fituar ndër të tjera edhe 6 tituj kampion dhe 1 Uefa Champions League si protagonist kryesor në vitin 1999.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here