Oferta faraonike ka arritur: Lukaku largohet nga Interi

Një yll dhe 70 milionë euro, Romelu Lukaku largohet nga Meazza!

Romelu Lukaku është njëri nga lojtarët më të përfolur te Interi, që kur klubi është në vështirësi financiare.

Pas largimit të Conte, Lukaku ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim nga Meazza dhe spekulimet sa vijnë e shtohen.

Neroaxurët e konsiderojnë belgun si të paprekshëm, mirëpo sipas raportimeve të fundit oferta faraonike për Lukakun ka arritur.

Mediat angleze, raportojnë se Chelsea është e gatshme të ofrojë për Lukakun 70 milionë euro dhe kartonin e Timo Werner.

Werner pëlqehet nga Ausilio dhe Neroaxurët nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni, mirëpo vendimi final do ti takojë Lukakut.

Në rast se belgu dëshiron të mbetet në Milano, atëherë Inter do ta refuzojë ofertën e Bluve.

Mbetet ta shohim vendimin e Lukakut, por sa i përket Interit, Neroaxurët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Chelsea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here