E bujshme: Clement Lenglet transferohet te gjiganti italian

Clement Lenglet drejt transferimit në Serie A.

Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet pritet të largohet nga Camp Nou gjatë kësaj vere pas një sezoni të dobët.

Francezi është në qendër të kritikave dhe drejtuesit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.

Sipas së përditshmes spanjolle Spor, Roma ka nisur bisedimet me Barcelonën për transferimin e Lenglet.

Giallorosët i kanë ofruar Blaugranëve 15 milionë euro për kartonin e francezit dhe Laporta është i gatshëm ta pranojë ofertën.

Mourinho beson se mund ta rikthejë Lenglet në formën e duhur dhe prandaj e dëshiron atë në skuadër.

Bisedimet pritet që të intensifikohen dhe sipas të gjitha gjasave marrëveshja do të arrihet me lehtësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here