Filip Kostic këtë verë do të transferohet në Serie A mirëpo nuk bëhet fjalë për asnjërën nga skuadrat e Milanos.
Sulmuesi serb i Eintracht Frankfurt është i shumëkërkuar në Itali por së fundmi një skuadër tjetër italiane ka hyrë në garë për të dhe pritet që të triumfojë në këtë garë.
Bëhet fjalë për Romën e Jose Mourinhos e cila është e vendosur për transferimin e tij gjatë javëve të ardhshme.
Giallorossët qëndrojnë më mirë sa i përket aspektit financiar dhe janë të gatshëm që të ofrojnë 25 milionë eurot për skuadrën gjermane, shumë të cilën Inter e ka të pamundur ta paguajë.