Pjanic rikthehet në Serie A por tek rivalët e Juventusit!

Këto janë ditë deçizive për të ardhmen e Miralem Pjanic i cili është me një këmbë jashtë Camp Nout.

Boshnjaku po kërkohet përsëri nga Massimiliano Allegri i cili kërkon rikthimin e tij në Torino por një gjë e tillë duket e vështirë për tu arritur tashmë.

Kjo për faktin që një tjetër skuadër italiane ka hyrë fuqishëm në garë për të.

Agjenti i tij, Fali Ramadani është tashmë në Milano për tu takuar me përfaqësuesit e Interit për të diskutuar transferimin e 31 vjeçarit.

Tashmë po pritet vetëm largimi i Arturo Vidal dhe Beppe Marotta do të zyrtarizojë gjithçka pas këtij largimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here