Milan nuk ka të ndalur: Rosonerët transferojnë Ilicic

Ndonëse Brahim Diaz po tregon formë mjaft të mirë në stërvitje e miqësore, drejtuesit e Milanit vijojnë të punojnë për të afruar një fantazist në dispozicion të Piolit dhe emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i sllovenit Iliçiç.

Ky i fundit nuk shihet më si titullar nga Gasperini dhe do të mirëpriste një transferim në Milano, megjithatë Atalanta ka bërë të qartë se nuk do ta lërë të lirë pa arkëtuar një shifër prej 5-6 milionë eurosh.

Iliçiç ka eksperiencën e duhur për të marrë vendin e lënë bosh nga Calhanoglu, por ajo që nuk bind sa duhet drejtuesit e Milanit, është gjendja fizike e sllovenit, që gjatë dy sezoneve të fundit nuk ka treguar vazhdimësi.

Zbehet ndërkohë pista që të çon te kroati Vlasic, pasi rusët e CSKA-së së Moskës, që kanë pronësinë e kartonit, nuk kanë ndërmend ta japin në huazim me të drejtë blerjeje, por kërkojnë detyrim blerjeje në fund të sezonit, për një shifër prej 30 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here