Bombë: Luciano Spalletti transferon yllin e Premier League te Napoli

Luciano Spalletti ka gati goditjen e parë për sezonin e ri.

Spalletti ka filluar të punojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe 62-vjeçari ka piketuar disa përforcime.

Napoletanët janë në kërkim të një sulmuesi dhe Spalletti e ka gjetur zgjidhjen në Premier League.

Portali i njohur spanjoll për transferime, Todo Fichajes, raporton se Napoli ka nisur bisedimet me Arsenalin për transferimin e Lacazette.

Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette pritet të largohet nga Emirates gjatë kësaj vere, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Mikel Artetas për sezonin e ri.

Francezit i skadon kontrata me Topçinjtë vitin e ardhshëm dhe sipas raportimeve të fundit karrierën do ta vazhdojë në Itali.

Për kartonin e Lacazette, Napoli do të paguaj 20 milionë euro, ndërsa marrëveshja është vetëm çështje kohe.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here