Inter ia rrëmben Milanit yllin e Realit.
Edhe pse në krizë financiare, Inter është duke studiuar mirë tregun dhe po bën goditje të zgjuara.
Neroaxurët ia rrëmbyen Milanit, Calhanoglun me parametra zero dhe tani janë të gatshëm që tia rrëmbejnë Rosonerëve edhe një tjetër futbollist të dëshiruar nga ata.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Inter është përfshirë në garë për sulmuesin e Realit, Isco.
Perez ka vendosur ta nxjerr në shitje 29-vjeçarin, pasiqë kontrata i skadon vitin e ardhshëm.
Inzaghi e sheh Iscon si një përforcim ideal për vijën e sulmit dhe Interi ka nisur bisedimet me Realin.
Neroaxurët i kanë ofruar Realit 15 milionë euro dhe Los Blancos janë të gatshëm ta pranojnë ofertën.