Një yll dhe 40 milionë euro: Dusan Vlahovic te gjiganti italian

Dusan Vlahovic pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Sulmuesi i Fiorentinës, Dusan Vlahovic është në shënjestrën e gjigantëve italian falë paraqitjeve mbreslënëse.

Vlahovic ka luajtur 41 ndeshje me Fiorentinën sezonin e kaluar duke realizuar 21 gola dhe 2 asistime.

Interesim për 21-vjeçarin kanë shfaqur Milan dhe Juventus, por sulmuesi serb duket se do ta vazhdojë karrierën tek një tjetër gjigant italian.

Calcio Mercato, raporton se Inter është përfshirë në garë për Vlahovic dhe se Neroaxurët kanë gati ofertën joshëse për Fiorentinën.

Në rast se Lautaro largohet nga Meazza, Inter pritet të arkëtojë 70-80 milionë euro, ndërsa për Vlahovic Neroaxurët do tia ofrojnë Fiorentinës 40 milionë euro dhe kartonin e Stefano Sensit.

Fiorentina ka shfaqur interesim për Sensin dhe prandaj marrëveshja pritet që të arrihet me lehtësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here