Bombë: Lacazette transferohet me parametra 0 tek gjiganti i Serie A!

Alexandre Lacazette këtë verë pritet që të largohet nga skuadra e Arsenalit për të filluar një aventurë të re, kësaj rradhe në Serie A.

Sulmuesi francez është i lodhur me situatën tek Arsenal dhe po kërkon një skuadër ku mund të marrë pjesë në Champions League.

Bëhet fjalë për skuadrën e Interit e cila tashmë përveç Hector Bellerin po kërkon gjithashtu edhe transferimin e Alexandre Lacazette.

Beppe Marotta ka filluar negociatat dhe po synon transferimin e tij me parametra 0 për shkak të kontratës së tij.

Transferimi i tij po kërkohet edhe nga trajneri Simone Inzaghi i cili kërkon të përforcojë rradhët e sulmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here